PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, rrëshqitja e tokës, Byroja Politike harton punët e shpëtimit
2010-08-10 15:17:11 cri komenti juaj Printoni

Më 10 gusht, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PKK-së zhvilloi një mbledhje, ku u hartua në mënyrë të gjithanshme puna e shpëtimit në qytezën Zhouqu të provincës Gansu, që u godit nga rëshqitja e tokës.

Mbledhjen e kryesoi Hu Jintao, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së.

Në këtë mbledhje, u theksua se duhet të vihet në vendin më të rëndësishëm mbrojtja e jetës dhe banesave të banorëve të thjeshtë, duhet të hartohet në mënyrë shkencore një plan për trajtimin e "liqeneve pengues" dhe pastrimin e baltës në zonat urbane dhe për rirregullimin e kanalit të lumit, duhet të përgatitemi për një rrezik të mundshëm gjeologjik për të evakuar banorët e prekur, duhet të risistemohen në mënyrë të përshtatshme banorët e prekur, duke forcuar parandalimin e epidemive dhe duhet të riparohen sa më parë infrastrukturat, si furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji, rrugë dhe telekomunikacion.

Krahas këtyre, nënvizohet gjithashtu se duhet të hartohen politika mbi rindërtimin pas fatkeqësisë, për të nisur sa më shpejtë proçesin e rindërtimit. (Jiang Lei)(Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China