PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, punët e shpëtimit do të përballen me motin e keq
2010-08-10 11:05:01 cri komenti juaj Printoni

Sipas parashikimeve të fundit nga Qendra Meterologjike e Kinës, gjatë 4 ditëve të ardhshme, në zonën e prekur Zhouqu të provincës Gansu të Kinës Perëndimore, parashikohet të ketë reshje më të dendura shiu, çka do të bëhen pengesë për punët e shpëtimit.

Sipas parashikimeve, në datën 10, moti në këtë zonë do të jetë i vranët dhe me reshje shiu të lehta. Por nga data 11, në qytezën Zhouqu dhe në rrjedhën e sipërme të lumit Bailong reshjet do të shtohen.

Nga 12 deri më 13 gusht, do të ketë reshje më të furishme shiu dhe në disa zona mund të ketë stuhi.

Deri në orën 14 të 9 gushtit, rrëshqitja e tokës në qytezën Zhouqu ka shkaktuar 337 viktima. Tani, sektorët përkatës të qeverisë kineze po përpiqen me të gjitha forcat për shpëtimin e fatkeqësisë. (Jiang Lei)(Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China