Siç mësohet nga Ministria e Hekurudhave e Kinës më 28 korrik, Kongresi i 7-të Botëror i Hekurudhave të Shpejtësisë së Lartë do të organizohet nga 7 deri më 9 dhjetor në Pekin. Si një kongres i madh global, ky ai organizohet për herë të parë në një vend që nuk është në Evropë.
Kongresi Botëror i Hekurudhave të Shpejtësisë së Lartë u mblodh për herë të parë në vitin 1992 nga Bashkimi Ndërkombëtar i Hekurudhave (UIC). Deri tani, ky kongres është mbledhur 6 herë. Vendet e mëparshme të organizimit të kongresit janë në Evropë.
Tema kryesore e kongresit në Kinë është "Detyrat e reja të komunikacionit të gjelbër që do të përballohen Hekurudha e Shpejtësisë së Lartë". Në konferencë do të ketë dy forume, "Hekurudha e Shpejtësisë së Lartë shkon drejt së Ardhmes" dhe "Rinimi i Teknologjisë së Hekurudhave të Shpejtësisë së Lartë", si dhe do të ketë gjithashtu edhe 6 mbledhje në grupe. (Yuan Xin)