Më 26 korrik, ministrat e Jashtëm të 27 shteteve të BE-së miratuan masat e reja të sanksioneve ndaj Iranit në takimin e ministrave të Jashtëm të mbajtur në Bruksel.
Në masat e reja të sanksioneve përfshihen ndalimi i investimeve të reja, dhënia e ndihmës teknologjike dhe transferimit të aparateve dhe teknologjisë, kufizimi i veprimtarisë së ndërmarrjeve të transportit detare e ajror, bllokimi i transaksioneve bankare e të tjera.
Masat e reja të sanksioneve do të hyjnë në fuqi pas një dite. Ndërkohë ministrat e Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare theksuan se BE-ja dëshiron gjithashtu zgjidhjen e problemit bërthamor iranian nëpërmjet bisedimeve, si dhe i bën thirrje Iranit të tregojë dëshirë të mirë për bisedime dhe të pranojë ftesën për bisedime nga BE-ja. (Fang Xiaoyu)