PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bisedimet mbi problemin bërthamor midis ministrave të Jashtëm të Turqisë, Brazilit dhe Iranit
2010-07-26 10:52:41 cri komenti juaj Printoni

Më 25 korrik në qytetin më të madh të Turqisë Stamboll, ministrat e Jashtëm të Turqisë, Brazilit dhe të Iranit zhvilluan bisedimet mbi problemin bërthamor të Iranit. Të tria palët shprehën besim të plotë në lidhje me marrëveshjen e shkëmbimit të lëndëve djegëse bërthamore të nënshkruar në maj.

Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoglu u tha korrespondentëve se Turqia po përpiqet të ndërmjetësojë dhe shpreson të nxitë Iranin të zhvillojë bisedime me Britaninë e Madhe, Kinën, Francën, Rusinë dhe Gjermaninë mbi problemin bërthamor të Iranit. Turqia propozon që këto bisedime të zhvillohen në Stamboll. Pala turke dëshiron të japë të gjithë ndihmën e nevojshme.

Davutoglu tha gjithashtu se pala iraniane dëshiron të zhvillojë menjëherë bisedimet me 6 palët përkatëse. Më 26 korrik Irani do t'i dorëzojë Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike një raport mbi zhvillimet e reja në lidhje me marrëveshjen e shkëmbimit të lëndëve djegëse bërthamore midis tre vendeve përkatëse. (U Sen)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China