Ditët e fundit, kryeministri kinez Wen Jiabao bëri një vizitë në provincën Anhui të Kinës jugore që u prek rëndë nga përmbytjet e mëdha. Ai i nxiti sektorët përkatës të mos kursejnë asnjë përpjekje për punën e parandalimit të përmbytjeve në lumin Huai.
Siç mësohet, që nga fillimi i korrikut, në rrjedhën e sipërme të lumit Huai kanë rënë tre herë reshje të fuqishme, duke shkaktuar përmbytje në rajonet pranë dy brigjeve të degëve të këtij lumit.
Lidhur me këtë, kryeministri Wen theksoi se duhet të bëjmë më shumë përgatitje për të përballuar përmbytje edhe më të rënda se kjo, duke përmirësuar hartimin e projekteve hidraulike për të rritur aftësinë e parandalimit të fatkeqësive natyrore të lumit Huai.
(Çan Yean)(Albana)