PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ban Ki-moon dhe David Cameron: Problemi bërthamor iranian duhet të zgjidhet me dialog
2010-07-22 17:18:53 cri komenti juaj Printoni

Më 21 korrik në Nju Jork, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon dhe kryeministri britanik David Cameron zhvilluan bisedime në selinë e OKB-së. Gjatë bisedimeve, të dyja palët ranë dakord se problemi bërthamor i Iranit duhet të zgjidhet nëpërmjet përpjekjeve diplomatike.

Kjo është vizita e parë e Cameron në selinë e Kombeve të Bashkuara pas zgjedhjes së tij si kryeministër i Britanisë së Madhe. Pas bisedimeve, zëdhënësi i Cameron u tha gazetarëve se të dyja palët arritën në mendime të njëjta në lidhje me faktin që komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë bashkërendimin, për të zgjidhur problemin bërthamor të Iranit në mënyrë diplomatike. Krahas këtyre, të dyja palët theksuan gjithashtu se duhet medoemos të zbatohen masat e sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China