Nga 19 korriku, në provincat verilindore Liaoning dhe Jilin ka pasur reshje të shumta shiu. Siç njoftohet nga Ministria e Çështjeve Civile, deri në orën 10:00 të 22 korrikut, nga përmbytjet janë prekur afro 2 milionë banorë, ndër to 150 mijë persona janë zhvendosur me urgjencë.
Komiteti Kombëtare i Pakësimit të Fatkeqësive dhe Ministria e Çështjeve Civile dërguan më 22 korrik punëtorë për në zonat e prekura dhe për të ndihmuar qeveritë vendore në zhvillimin e punëve të kundërshtimit të fatkeqësisë dhe punët e shpëtimit. (Fang Xiaoyu)