Më 21 korrik, zv.ministri kinez i Burimeve Ujore Liu Ning u shpreh në një konferencë shtypi se që nga fillimi i sezonit të sivjetshëm të përmbytjeve, 110 milionë banorë janë prekur nga përmbytjet, ndër të cilët 701 kanë vdekur dhe 347 janë të humbur. Përmbytjet shkaktuan edhe humbje ekonomike të drejtpërdrejta me një vlerë prej 140 miliardë juanësh.
Siç mësohet, deri më 20 korrik, përmbytjet ndodhën në 27 provinca dhe rajone autonome të Kinës dhe niveli i ujit të mbi 230 lumenjve e kaloi kufirin maksimal. (Çan Yean)(Albana)