Më 20 korrik Drejtoria për Parandalimin e Përmbytjeve dhe Kundërshtimin e Thatësirës u shpreh se me ndikimin e reshjeve të mëdha të shiut të ditëve të fundit, në zonën e rrjedhës së sipërme të Lumit Jangce niveli i ujërave ka arritur pikën më të lartë pas vitit 1987. Në "Tre Grykat" ka ndodhur përmbytja më serioze pas ndërtimit të këtij ujëmbledhësi.
Sipas kësaj drejtorie në orën 21.00 të 19 korrikut, në stacionin hidrometrik Cuntan të rrjedhës së sipërme të Lumit Jangce, niveli i ujërave ka kaluar 185 metra, duke kaluar pikën e sigurisë me 1.56 metra. Vëllimi i prurjeve më të mëdha është afro 65 mijë metra kub në sekondë. (U Sen)