Ditët e fundit,me ndikimin e reshjeve të mëdha e të vazhdueshme të shiut, zona në rrjedhën e Lumit Jangce ka pësuar përmbytje serioze. Në orën 08.00 të 20 korrikut,projekti "Tre Grykat" takoi në pikën më të lartë të prurjeve me 70 mijë metra kub për sekondë, duke u shënuar një rekord të ri, më të madh se në përmbytjen e vitit 1998 në qytetin Yichang.
Sipas mediave deri në orën 08.00 të 19 korrikut, përmbytja ka shkaktuar 26 të vdekur dhe afro 9 milionë të prekur në provincën Sichuan. Duke pasur parasysh këtë përmbytje serioze, Ministria e Financave dhe Ministria e Çështjeve Civile kanë dhënë 370 milionë juanë si fondet ndihmëse për të përkrahur vendosjen e banorëve të prekur, rindërtimin e banesave fshatare në këto zona dhe punë të tjera ndihmëse. (U Sen)