PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Irani refuzon vizitën e senatorit amerikan
2010-07-20 11:40:47 cri komenti juaj Printoni

Kryetari i Komitetit Kombëtar të Sigurisë dhe Marrëdhënieve të Jashtme pranë Parlamentit Islamik të Iranit, Alaeddin Boroujerdi refuzoi kërkesën e senatorit amerikan John Kerry për një vizitë në Tehran.

Gjatë intervistës me agjencinë iraniane të lajmeve IRNA, Alaeddin Boroujerdi tha se pas ardhjes në pushtet të presidentit amerikan Obama vitin e kaluar, nuk ka ndryshime të rëndësishme në politikat e SHBA-së me Iranin, për këtë arsye Irani nuk do të ndryshojë politikën e tij ndaj SHBA-së. Ai tha se gjatë fillimit të mandatit, presidenti Obama ishte shprehur që do të përmirësonte marrëdhëniet me Iranin, por veprimet e tij ishin në drejtimin e kundërt. Duke marrë parasysh këtë gjendje, pala iraniane refuzon kërkesën e senatorit amerikan për vizitë.

Sipas njoftimeve përkatëse, ndryshimet e rëndësishme të përmendura nga pala iraniane përfshijnë: zvogëlimin përkrahjes së qeverisë amerikane për Izraelin, heqjen e sanksioneve afatgjata ndaj Iranit, ndalimin e përkrahjes për palën opozitare brenda Iranit, tërheqjen e trupave nga Iraku dhe Afganistani dhe mos-ushtrimin e trysnisë mbi Iranin për ndalimin e programit bërthamor. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China