Në orën 5 të 19 korrikut, niveli i ujit në digën Wangjiaba të lumit Huaihe arriti në 27.50 metra. Deri në orën 10 të 19 korrikut, ky nivel shënonte 27.68 metra dhe tani është ende në rritje.
Sipas parashikimeve të motit për 20 korrikun, në bregun verior të lumit Huaihe do të vazhdojnë reshje të mëdha shiu dhe madje stuhi në disa zona.
Bazuar në kushtet e motit, qyteti Fuyang që ndodhet pranë lumit Huaihe, ka bërë përgatitje të shumta për të përballuar një përmbytje të mundshme. (Jiang Lei)