PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Amiri: U kërcënova nga shërbimi i fshehtë amerikan
2010-07-15 20:08:09 cri komenti juaj Printoni

Shkencëtari iranian Shahram Amiri, që thotë se ishte rrëmbyer nga agjentë amerikanë, u kthye në Teheran herët në mëngjesin e 15 korrikut.

Në një intervistë Amiri tha se ishte nën trysni të madhe psikologjike gjatë dy muajve të parë të rrëmbimit dhe se shërbimi i fshehtë amerikan i kërkonte atij t'u thoshte mediave që kishte ardhur në Amerikë për të kërkuar strehim dhe se kishte marrë me vete dokumente konfidenciale lidhur me planin bërthamor të Iranit. Sipas tij, ata kishin qëllim të nisnin një lojë politike ndaj Iranit.

Amiri theksoi që vetë ai është një punonjës i thjeshtë shkencor dhe kërkimet e tij nuk kanë lidhje fare me veprimtarinë bërthamore, as vetë ai nuk ka lidhje me instalimet bërthamore në Natanz dhe Fordo.

Shkencëtari iranian bëri të ditur ndërkohë që Agjencia Qendrore e Zbulimit e Amerikës (CIA) i ka premtuar që, në rast bashkëpunimi me të, jo vetëm do t'i ofronte 500 milionë dollarë, por edhe do të garantonte jetën e tij të ardhme në ndonjë vend evropian. Por kur ai nuk pranoi ofertën e Agjencisë, Amerika e kërcënoi se do t'ia dorëzonte Izraelit. (Wang Xianya) (Artan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China