Gazetari i radios sonë mësoi më 13 korrik nga Shtabi i përgjithshëm shtetëror i luftës kundër thatësirës dhe përmbytjeve i Kinës se reshjet e forta të shiut të rëna që nga 8 korriku kanë shkaktuar përmbytje në 10 krahina gjatë rrjedhës së lumit Jance. Numri i banorëve të prekur nga këto përmbytje ka arritur në 19.26 milionë, ndër të cilët 51 kanë vdekur dhe 77 të tjerë kanë humbur, ndërsa dëmet e drejtpërdrejta ekonomike i kalojnë 11.6 miliardë juanët. Krahinat e prekura do të kontrollojnë si duhet dobësitë në rezervuar, diga dhe vepra të tjera përballë përmbytjeve, që të parandalojnë dëmet e mëtejshme prej tyre.
Sipas një njoftimi tjetër, cikloni tropikal nr. 2 i këtij viti "Conson" parashikohet të hyjë në pjesën lindore të detit të Kinës Jugore më 14 korrik. Kina do të bëjë përgatitjet përkatëse sipas projektit urgjent përballë tajfunit. (Wang Lei)