Reshjet e fuqishme për ditë me radhë kanë sjellë ngritjen e nivelit të ujit të lumit Jance, duke bërë që në rrjedhat kryesore të këtij lumi të shfaqen përmbytje serioze.
Sipas të dhënave të fundit statistikore të publikuara nga pala zyrtare kineze, reshjet e forta të shiut të rëna që nga 8 korriku kanë shkaktuar përmbytje në 10 krahina gjatë rrjedhës së lumit Jance. Numri i banorëve të prekur nga këto përmbytje ka arritur në 18.3 milionë, ndër të cilët 43 kanë vdekur dhe 18 të tjerë kanë humbur, ndërsa dëmet e drejtpërdrejta ekonomike i kalojnë 10.6 miliardë juanët.
Sipas parashikimeve të fundit të Zyrës Kombëtare Meteorologjike të Kinës, në tri ditët e ardhshme në rrjedhën e mesme dhe atë të poshtme të lumit Jance do të vazhdojnë reshjet e forta të shiut dhe kështu Kina ndodhet përpara gjendjes serioze të përmbytjeve. (Wang Lei) (Artan)