PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina pret rezultate pozitive nga samitit i G20-s
2010-06-17 18:53:41 cri komenti juaj Printoni

Me rastin e konferencës së rregullt të Ministrisë së Jashtme të Kinës, zëdhënësi Qin Gang shprehu pritjet e Kinës për takimin e 4-t të samitit të Grupit 20.

Qin Gang shpjegoi hollësisht rezultatet që pret Kina nga ky takim.

Së pari, komunikimi dhe ndërmjetësimi i politikave makroekonomike të vendeve të ndryshme mund të përforcohen me qëllim që të konsolidohet prirja e rimëkëmbjes ekonomike botërore; së dyti, nëpërmjet samitit të Grupit 20, mund t'i nxisë Fondin Monetar Ndërkombëtar të arrijë objektivat e reformës së kuotave, që tregjet e reja dhe vendet në zhvillim mund të ketë më shumë zë në përfaqësimet ndërkombëtare, ndërkohë t'i japë një shtysë reformës së sistemit ndërkombëtar financiar dhe sistemit ndërkombëtar administrativ; së treti, të vihet baza e përkrahjes politike për Konferencën e Nivelit të Lartë të Programit të Zhvillimit të Mijëvjeçarit të OKB-së që do të mbahet këtë shtator; së katërti, të vazhdohet të kundërshtohet proteksionzmi tregtar dhe të nxitet biseda e Dohas për të arritur qëllimin.

Qin Gang vuri në dukje gjithashtu dëshirën që vendet anëtare të Grupit 20 mund të bashkëpunojnë me njëri-tjerin për të arritur rezultatet e dëshiruara pozitive. (Wang Xianya)(Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China