Më 11 qershor, në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, u zhvillua konferenca e promovimit të faqes elektronike të Radios së Jashtme të Kinës. Mingtao Tong, ambasadori kinez në Lituani dhe zv.kryeredaktori i Radios së Jashtme të Kinës, Weigong Ma, morën pjesë në këtë konferencë.
Faqa elektronike e gjuhës lituaneze të CRI Online-s me adresën http://lt.radio86.com u hap më 8 shkurt të këtij viti. Synimi i hapjes së kësaj faqe elektronike është për të krijuar një plaftormë e shkëmbimit ndërmjet Kinës dhe Lituanisë, nëpërmjet gjuhës lituaneze dhe për nxitjen e mëtejshme të miqësisë ndërmjet dy vendeve. (Yuan Xin)(Albana)