Më 18 maj në Pekin Drejtoria e Përgjithshme kundër Përmbytjeve dhe Thatësirës u kërkoi zonave përkatëse të zhvillojnë punët e ndryshme të shpëtimit dhe kundër përmbytjeve në mënyrë të rregullt, të fuqishme dhe efektive.
Tashmë Kina ka hyrë në periudhën e përmbytjeve nga Jugu në Veri. Siç njoftoi kjo drejtori, qysh nga 1 prilli janë dërguar 17 grupe pune në viset ku kanë ndodhur përmbytje, për t'i ndihmuar në punët shpëtuese. Në maj janë dërguar edhe 9 grupe kontrolli të shkojnë te lumenj të mëdhenj dhe zonat kyçe për punët e parandalimit të thatësirës dhe kundër përmbytjeve.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara, qysh nga 1 prilli ka më shumë fatkeqësi përmbytjeje, por numri i të vdekurve është mbi 50 % më i ulët. (U Sen)