Më 15 maj Ekspozita Botërore e Shangait priti numrin më të madh të vizitorëve që prej hapjes së saj. Sipas njoftimit të Qendrës Informative të EXPO-s, atë ditë numri i vizitorëve me biletë arriti në 335 mijë e treqind.
Vazhdon ende me ritme të shpejta shitja e biletave në parkun e EXPO-s. Sipas të dhënave statistikore, deri në orën 20 të 15 majit ishin shitur 50 mijë bileta, duke zënë 1/4 të numrit të vizitorëve jo në grup deri tani.
Po atë ditë u dhanë 122 shfaqje artistike, duke tërhequr 120 mijë vizitorë. Më shumë se 8 mijë vullnetarë morën pjesë në shërbimet përkatëse, ndërsa trafiku dhe punët e kujdesit shëndetësor në këtë park vazhduan normalisht.(U Sen) (Artan)