Më 15 maj u hap në Shangai Forumi i Informatizimit dhe i Zhvillimit Urban, i cili është forumi i parë tematik i Ekspozitës Botërore 2010.
Sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste të Kinës për qytetin e Shangait Yu Zhengsheng u shpreh se pjesëmarrësit në këtë forum do të diskutojnë në mënyrë të thellë për problemet në fushën e administrimit të qytetit dhe të jetës së qytetarëve, në sfondin e globalizimit ekonomik dhe përparimit të teknologjisë së informacionit.
Siç mësohet, në EXPO-n e kësaj here do të organizohen një samit dhe 6 forume të tilla tematike.
(Çan Yean) (Artan)