Më 9 maj, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao zhvilloi bisedime në Moskë me presidentin rus Dimitri Medvedev. Ata arritën mendime uanime lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe probleme të tjera të rëndësishme me interes të përbashkët.
Hu Jintao vuri në dukje se, lidhur me Luftën e Dytë Botërore, Kina dhe Rusia mbajnë të njëjtin qëndrim. Pala kineze dëshiron të bëjë përpjekje së bashku me palën ruse për organizimin e një sërë veprimtarish kremtuese me rastin e 65–vjetorit të fitores së Luftës Antifashiste Botërore. Kryetari Hu propozon gjithashtu që të ngrihet niveli dhe cilësia e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, të forcohen shkëmbimet njerëzore dhe Komisioni Kino-Rus i Miqësisë, i Paqes dhe i Zhvillimit të luajë një rol më të rëndësishëm.
Ndërsa Medvedevi u shpreh nga ana e tij se ai bie dakord plotësisht me mendimet e z. Hu Jintao për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Ai tha se Rusia dëshiron të forcojë bashkëpunimin me palën kineze në fushën ekonomiko-tregtare, tekniko-energjetike, njerëzore, rajonale etj.
(Çan Yean) (Artan)