Në fjalimin e tij të mbajtur në këtë ceremoni, presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev tha se para 65 vjetëve, pas luftës së përgjakshme, ushtria dhe populli i Bashkimit Sovjetik mundën agresorët fashistë të Gjermanisë dhe korrën fitoren e Luftës së Madhe Patriotike. Sot, vendet e ndryshme duhet të mbajnë fort në mend mësimet e Luftës së Dytë Botërore dhe shikojnë si duhet historinë që të forcohet solidariteti dhe bashkëpunimi dhe të ngulet këmbë në miqësinë dhe në fqinjësinë e mirë, për të mbrojtur bashkërisht paqen e botës.
Gjatë ceremonisë kremtuese, kryetari i Shtetit i Kinës, Hu Jintao u shpreh se paqja e sotme nuk realizohet lehtë dhe duhet ta çmohet me vëmendje. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ngrejë dhe të zbatojë konceptin e ri të sigurisë, të shtojë besimin e ndërsjellët, të marrë parasysh interesat e ndërsjellëta, të ngulë këmbë në konsultime dhe të respektojë shumëllojshmërinë e kulturave, me qëllim që të përpiqen së bashku për bashkëpunim dhe zhvillim. (Wang Lei)