Më 10 maj do të hapet në EXPO pavijoni i "Jetës dhe Shkëlqimit të Diellit" që i kushtohet vëmendjes për njerëzit me paaftësi.
Më 8 maj, drejtori i këtij pavijoni, Cao Ziping tha se ky është pavijoni i parë në historinë 159 vjeçare të EXPO-s për njerëzit me paaftësi, i cili ndodhet në "Pavijonin tematik" që përfshin 6 tema si skena e jetës, hapësira e eksperimentimit, dhomat intelektuale etj. Gjatë hapjes së këtij pavijoni, disa artistë me paaftësi, do të japin për pjesëmarrësit një shfaqje të bukur dhe nëpërmjet veprimtarive interesante, pjesëmarrësit do të mund të provojnë mjedisin e ekzistencës së njerëzve me paaftësi dhe të ndjejnë e të gëzojnë jetën. (U Sen)