Me ftesën e presidentit të Rusisë Medvedev,më 8 maj, kryetari i Shtetit i Kinës, Hu Jintao mbërriti në kryeqytetin e Rusisë, Moskë për të marrë pjesë në Festimin e 65 vjetorit të Triumfit në Luftën e Madhe Patriotike të Rusisë.
Siç mësohet, gjatë vizitës në Rusi, Hu Jintao do të marrë pjesë veprimtaritë kryesore dhe të zhvillojë takimet me liderët e këtij vendi. Përveç kësaj, ai do të vizitojë posaçërisht veteranët që morën pjesë në Luftën e Çlirimit të Verilindjes së Kinës dhe t'u dhurojë atyre dekorata.
Siç bëri të ditur një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, këtë vit Kina dhe Rusia do të festojnë së bashku 65 vjetorin e Triumfit në Luftën Anti-fashiste. (U Sen)