Nikola Spiriç: EXPO e Shangait do të tregojë harmoninë e kulturave të Bosnjë- Hercegovinës
Kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës, Nikola Spiriç që ndodhet për vizitë pune në Kinë, u shpreh më 7 maj gjatë një interviste të posaçme për radion tonë, se Ekspozita Botërore e Shangait i jep Bonjë-Hercegovinës një platformë për të treguar një shoqëri me harmoni të kulturave.
Spiriç tha se për shkaqe historike, në Bosnjë-Hercegovinë është formuar një dukuri e veçantë kulturore, gjë që përbën objektin kryesor që vendi i tij do të paraqitë në Ekspozitën Botërore të Shangait. (Wang Lei)