Më 4 maj, vizitorët u lejuan të hyjnë në parkun e Ekspozitës Botërore të Shangai-t dhe deri në orën 2 të pasdites së 4 majit, 130 mijë turistë e vizituan këtë park. Parashikohet se 3 milionë e 500 mijë vizitorë të huaj do të vizitojnë parkun. Ata mund të argëtohen gjatë vizitës në këtë ekspozitë. Shumë vizitorë të vendeve të huaja u shprehën se ata janë shumë të interesuar për qindra pavijone të parkut, si p.sh, pavijonin Kinez, pavijonin e vendeve të tyre, por edhe atë të Amerikës dhe Evropës.
Vizitorët gjithashtu shprehën interes të lartë për shfaqjet kulturore të paraqitura në park. (Yuan Xin)(Albana)