PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
U hap zyrtarisht pavijoni i Shqipërisë në Ekspozitën Botërore të Shangait 2010
2010-05-03 20:48:35 cri komenti juaj Printoni

Më 3 maj u hap zyrtarisht për turistët pavijoni i Shqipërisë në Ekspozitën Botërore të Shangait, pavijon që ndodhet në një prej ndërtesave të përbashkëta të Evropës. Kjo shënon ngritjen e siparit të pjesëmarrjes së parë të Shqipërisë në EXPO.

Mësohet se tema e pavijonit të Shqipërisë është "Rritu me ne". Pavijoni e paraqet Shqipërinë nëpërmjet historisë, kulturës, energjisë, turizmit etj. Pavijoni shqiptar ka dy kate dhe në qendër të tij janë dritat me teknologjinë LED që formojnë ngjyrat e ylberit, duke treguar kështu larmishmërinë e qytetit të ardhshëm.

5 maji do të jetë Dita e Pavijonit Kombëtar të Shqipërisë në Ekspozitën Botërore të Shangait, duke qenë njëkohësisht edhe dita e parë e një pavijoni kombëtar që organizohet në këtë EXPO. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China