Në ceremoninë e hapjes, sekretari i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Ekspozitës Vicente Loscertales shprehu shpresë se në 6 muajt e ardhshëm, komuniteti ndërkombëtar do të bashkëpunojë ngushtë për suksesin e EXPO-s duke zhvilluar konsultime për zhvillimin e ardhshëm të qytetit:
"Ekspozita Botërore e Shangait për vitin 2010 është një takim madhështor që shfaq rezultatet e progresit të njerëzimit. Ekspozita do t'i inkurajojë njerëzit të kërkojnë idenë 'Qyteti më i bukur, jeta më e mirë'. Jam i bindur se kjo ekspozitë do t'u lërë vizitorëve një përshtypje të bukur."
Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e hapjes, kryetari i komitetit kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Jia Qinglin u shprehu vizitorëve mirëseardhje për Ekspozitën Botërore të Shangait:
"Le të takohemi në parkun e EXPO-s për të parë së bashku pavijonet me stilin e posaçëm, rezultatet tekniko-shkencore duke u njohur me kërkimet e palodhshme të njerëzimit për progres."
Për pritjen e vizitorëve, organizuesit e Ekspozitës Botërore të Shangait kanë bërë përgatitje të shumta. Në fund të prillit, ata organizuan 6 herë prova duke inspektuar në mënyrë të gjithanshme pajisjet e parkut dhe aftësinë e pritjes. Sipas gjendjes aktuale, organizuesit do të shtojnë gradualisht numrin e vullnetarëve për t'u ofruar vizitorëve një shërbim sa më të mirë. (Fani)(Albana)