Më 30 prill u publikua një kryeartikull nga gazeta "Renminribao" me titull "Të prodhojmë një botë më të bukur -- Festojmë me hare hapjen e Ekspozitës Botërore të Shangait".
Në këtë artikull thuhet se sonte do të hapet solemnisht Ekspozita Botërore e Shangait. Nga ky moment, tema "Qyteti e bën jetën më të bukur" do të shpaloset në ekspozimet e shkëlqyera nga e gjithë bota.
Në këtë artikull u vu në dukje se në këtë Ekspozitë si platformë e shkëmbimit dhe e dialogut, do të realizohet pjesëmarrja e përbashkët e kulturave të ndryshme, do të nxitet paqja dhe zhvillimi i botës, duke krijuar një botë më të bukur. Ekspozita Botërore e Shangait dëshmon progresin e madh të Kinës, talentin, gjallërinë dhe shpirtin e iniciativës së kombit kinez. Me përpjekjet e palodhshme, Kina do të shkojë drejt botës dhe kështu, Kina do të jetë më e bukur. (U Sen)