Po afrohet hapja e Ekspozitës Botërore të Shangait. Ndërkohë, personalitete dhe media të huaja po i kushtojnë gjithë një e më shumë vëmendje kësaj ngjarjeje, duke publikuar artikuj në të cilat shprehen urimet dhe vlerësimi i lartë për Ekspozitën.
Kështu, zv.ministri rus i Turizmit, Oleg Rozhnov tha se Ekspozita e Shangait do të nxitë zhvillimin e turizmit të Kinës dhe të Rusisë.
Siti i gazetës spanjolle "El Obserbatoriio de la Politica China", përmend që EXPO-ja e Shangai e vitit 2010 tërheq vëmendjen e gjithë botës edhe një herë tek Kina.
Në gazetën italiane "La Repubblica" shkruhet që me rastin e Ekspozitës Botërore të Shangait, Italia mësoi që Kina është "qendër gjigante tregtare dhe humbja e rastit për të zhvilluar biznes në Kinë, do të nënkuptonte humbje të madhe". (Wang Xianya)