Më 29 paradite kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao që do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës Botërore të Shangait, vizitoi parkun e kësaj ekspozite.
Hu Jintao vizitoi me kënaqësi pavijonin e Kinës dhe pavijonet e provincave Guangdong, Sichuan, Qinghai, Singjian dhe Shangai që ndodhen në zonën e përbashkët të provincave dhe të qyteteve. Ai vizitoi gjithashtu edhe pavijonet e Arabisë Saudite, Francës, Rusisë, Afrikës, SHBA-së, si dhe pavijonin Jeta dhe Shkëlqimi i Diellit. (U Sen)