Më 29 prill, zëdhënësi i Qendrës Informative të Ekspozitës Botërore të Shangait deklaroi me shkrim se 20 liderë të vendeve të ndryshme do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite.
Gjithashtu, në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe 20 personalitete të tjera të larta, duke përfshirë, kryetarë parlamentesh, zv-presidentë, kryeministra dhe ministra të vendeve të ndryshme. (U Sen)