PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shangai pret fillimin e Ekspozitës Botërore
2010-04-29 21:26:53 cri komenti juaj Printoni

Tani që edhe vetëm dy ditë na ndajnë nga hapja e Ekspozitës Botërore të Shangait 2010, atmosfera e kësaj veprimtarie kaq të madhe ndërkombëtare ndihet kudo në qytetin organizues të edicionit të tanishëm, Shangai. Metropoli gjigant kinez është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve të nisura kohë më parë, për të pritur sa më mirë e me zemër të hapur miqtë që kanë ardhur e do të vijnë nga të katër këndet e globit. Përveç vetë Parkut hijerëndë të Ekspozitës që të imponohet me madhështinë dhe hijeshinë e ndërtesave dhe të pavijoneve të vendeve përkatëse pjesëmarrëse, "gjaku" i Ekspozitës rrjedh në çdo kapilar të jetës së shangajasve e të vetë qytetit. Gjithkund në rrugët e qytetit, në mjetet e transportit publik dhe kudo të zë syri figurën blu të maskotit të këndshëm të Ekspozitës Botërore të Shangait, Haibao dhe manifestet e kësaj ekspozite me shkrimin "Qytet më i mirë, jetë më e mirë", një parullë që duket se ka zënë vend te banorët e qytetit dhe është kthyer në një moto për ta. Ai që ka qenë në Pekin përpara e gjatë zhvillimit të Olimpiadës aty në vitin 2008 dhe vjen këto ditë në Shangai, sheh një ngjashmëri shumë të madhe ndërmjet dy qyteteve kryesore të Kinës. Dhe së pari, te banorët e tyre. Ashtu siç ndodhi edhe me pekinasit, tani në fytyrat e shangajasve sheh edhe më shumë buzëqeshje: ata të gjithë, e jo vetëm vullnetarët që i gjen të shpërndarë në të katër anët e qytetit, janë edhe më të mirësjellshëm e më të gjindshëm, të gatshëm për të ndihmuar çdo mik, qoftë nga vise të tjera të Kinës, ashtu edhe të huaj, që ka ardhur në qytetin e tyre për të vizituar Ekspozitën ose edhe për arsye të tjera. Por jo vetëm kaq, edhe infrastruktura e qytetit, shërbimet etj, janë përmirësuar edhe më shumë, duke iu afruar së përkryerës.


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China