Siç njoftuan korrespondentët e Radios së Jashtme të Kinës, presidenti i Komisionit të BE-së, Jose Manuel Barroso mbërriti në pasditen e 29 prillit në Pekin, duke filluar vizitën zyrtare 3-ditore në Kinë.
Gjatë vizitës së tij, kryetari i Shtetit, Hu Jintao dhe kryeministri i Kinës, Wen Jiabao do të takohen përkatësisht dhe do të bisedojnë me të. Të dyja palët do të shkëmbejnë mendime mbi marrëdhëniet kino-europiane, ndryshimin të klimës, krizën financiare dhe çështje të tjera të konsideruara të përbashkëta. Gjithashtu, Barroso do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës Botërore të Shangait dhe në veprimtaritë përkatëse. (Xiaoyu)