PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
EXPO-ja e Shangait pret 400 mijë vizitorë në ditë
2010-04-26 15:56:18 cri komenti juaj Printoni

26 prilli shënon herën e fundit të hapjes jozyrtare të Ekspozitës Botërore të Shangait, duke pritur të ketë 100 mijë vizitorë. Ndërkohë, po përmirësohen procesi i kontrollit të sigurisë, shërbimet vullnetare, si edhe përgatitja e ushqimeve dhe gjendja e mbajtjes së radhës, që kanë pasur probleme.

25 prilli ishte dita e pestë e provës për Ekspozitën, gjatë tij erdhën afro 400 mijë njerëz, numri i vizitorëve që parashikohet të vijnë kur të hapet zyrtarisht Ekspozita.

Prova e hapjes e kësaj here përqendrohej te pajisjet brenda e jashtë Parkut të Ekspozitës, shërbimet, siguria, organizimi i qarkullimit, pritja e turistëve dhe aspekte të tjera.

Tani duhen vetëm 30 sekonda për pritjen e një autobusi brenda Parkut dhe nuk ka probleme në ofrimin e ushqimeve, sepse ka rezervë të mjaftueshme.

Për sa i përket kohës së gjatë të pritjes për të hyrë në ndonjë pavijon, janë gjetur disa zgjedhje. P. sh., jashtë pavijonit të Australisë do të ketë vullnetarë nga ky vend që do t'u mësojnë njerëzve anglishten gjatë pritjes; pavijoni italian do të ketë një hyrje të posaçme për të moshuarit, që do të kenë përparësi në hyrjen brenda. (Wang Xianya) (Artan)


1 2 3 4
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China