Më 26 prill, zv-kryetari i qeverisë vendore të provincës së Qinghai-t, Zhang Guangrong u shpreh se tani punët e rindërtimit pas tërmetit në distriktin Yushu kanë filluar.
Zhang Guangrong tha në një konferencë shtypi se deri në 25 prill, në Yushu janë dhuruar 3.5 miliardë juanë ndihmë në të holla, 4 miliardë juanë ndihmë në materiale shpëtimi, si dhe 0.5 miliardë juanë të financuara nga qeveria qendrore. Tani rregulli i zonës së prekur është i qëndrueshëm, jeta e banorëve të prekur është e sigurtë dhe nuk ka epidemi apo sëmundje të përhapur dhe as raste helmimi nga ushqimi.
Ai gjithashtu u shpreh se qeveria ka filluar punët e dhënies së ndihmës së jetesës dhe pagesat e kompensimeve për familjet e viktimave. (Xiaoyu)