Më 24 prill, korrespondenti njoftoi se Dogana e Shangait ka hartuar projekte të posaçme për të vërtetuar zhdoganimet për korrespondentët e huaj të regjistruar.
Në një nga këto masa, Qendra e Ekspozitës Botërore të Shangait do të njësojë vërtetimet për faturat e shitjes së pajisjeve të korrespondentëve të huaj, të cilët do të pajisen me këto vërtetime pas paraqitjes së faturës së shitjes, me qëllim zhdoganimin e pajisjeve për intervistë.Sipas rregullave përkatëse, kur korrespondentët e huaj marrin me vete pajisjet për në Kinë, duhet të paraqesin në doganën kineze faturat përkatëse të blerjes dhe të depozitojnë një përqindje të vlerës së kësaj fature dhe kur të largohen nga Kina, kjo vlerë do t'iu kthehet nga dogana kineze kundrejt paraqitjes së vërtetimit përkatës. (U Sen)