Për të shprehur pikëllimin e thellë për bashkatdhetarët e vdekur nga tërmeti i rënë në Yushu të provincës Qinghai, më 21 prill në mbarë vendin u zhvilluan veprimtari të përmortshme. Ndërkohë po atë ditë ambasadat kineze jashtë vendit ngritën flamurin në gjysmështizë në shenjë pikëllimi.
Ambasada e Kinës në Argjentinë është një nga ato që ndodhet më larg nga Pekini. Më 21 prill në mëngjes personeli i kësaj ambasade zhvilloi veprimtari të përmortshme për bashkatdhetarët e vdekur në këtë tërmet.
Ambasada e Kinës në Meksikë gjithashtu zhvilloi një ceremoni të përzishme për bashkatdhetarët që humbën jetën gjatë tërmetit.
Edhe ambasadat kineze në Kubë, Tanzani, Etiopi, Belgjikë, Algjeri, Norvegji, Ganë, Jemen, Mauric etj. zhvilluan veprimtari përkatëse. (U Sen) (Artan)