Më 20 prill në mbrëmje në CCTV, kanali televiziv shtetëror i Kinës, u transmetua drejtpërdrejt "Dashuri për Yushu, dashuri pa kufi", program i posaçëm për dhurime për të ndihmuar në shpëtimin dhe në zhdukjen e pasojave të tërmetit. Ky program zgjati tre orë e gjysmë, duke u grumbulluar 2 miliardë 175 milionë juanë.
Programi u organizua nga Drejtoria e Propagandës pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Drejtoria e Përgjithshme e Radio-Film-Televizionit e Kinës dhe Ministria e Çështjeve Civile. Gjatë këtij programi u paraqitën me radhë çështje të mëdha, të hasura gjatë shpëtimit. Lajmet, njoftimet e shkurtra, lidhjet me korrespondentët dhe intervistat bashkë me shfaqjen dhe veprimtarinë e dhurimit, shprehën ndihmën dhe ngushëllimet e popullit kinez për popullin e zonës së prekur nga tërmeti. (U Sen)