Për të shprehur ngushëllimet e thella të të gjithë kinezëve, Këshilli i Shtetit i Kinës mori vendimin për zhvillimin e veprimtarive të përmortshme më 21 prill. Në institucionet e Kinës, brenda dhe jashtë vendit, flamujt janë ulur në gjysmështizë dhe kanë pushuar të gjitha veprimtaritë argëtuese në vendet publike. Kjo është hera e dytë e mbajtjes së zisë kombëtare në mbarë vendin që pas rënies së tërmetit në Wenchuan në vitin 2008.
Në mëngjesin e herët të 21 prillit, në Sheshin Tiananmen, flamuri është ulur në gjysmështizë pas ceremonisë së përditshme të ngritjes së flamurit.
Në orën 10:00, Hu Jintao, Jiang Zeming, Wu Bangguo, Wen Jiabao, Jia Qingling dhe liderë të tjerë sëbashku me popullin mbarë, mbajtën tri minuta heshtje.
Në zonën e prekur nga tërmeti Yushu, me mijëra njerëz të qarqeve të ndryshme, duke mbajtur lule të bardha, u mblodhën në sheshin e qendror, ku zhvilluan veprimtarinë përkujtimore për viktimat në tërmet.
Në Ekspozitën Botërore të Shangait pushuan të gjitha veprimtaritë argëtuese, për të shprehur ngushëllimet për viktimat në tërmet.
Të gjitha institucionet qeveritare të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hongkongut dhe të atij të Makaos ulën sot flamujt në gjysmështizë.
Ambasadat kineze jashtë vendit gjithashtu zhvillojnë veprimtari përkujtimore për viktimat e tërmetit në Yushu. Shtetas kinezë që jetojnë jashtë vendit dhe miq të huaj kryejnë vizita në ambasadat e Kinës, për të shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit. (Xiaoyu)