Pas rënies së tërmetit në Yushu, trupat ushtarake dhe ato të Policisë së Armatosur po zbatojnë me forcë urdhrin e kryetarit të Shtetit, Hu Jintao, duke punuar pa pushim për punët e shpëtimit në Yushu. Ditët e fundit, mediat e huaja po vlerësojnë aktivisht veprimtaritë e shpëtimit të trupave ushtarake kineze në Yushu.
Disa media të huaja mendojnë se trupat ushtarake kineze janë të trajnuara mirë dhe reagimi në punët e shpëtimit ishte shumë i shpejtë. Më 14 prill, agjencia franceze e lajmeve njoftoi se pas rënies së tërmetit, qeveria kineze dërgoi menjëherë 700 trupa ushtarake në zonën e prekur.
Nga ana e saj, agjencia Rojters njoftoi më 18 prill se zona e prekur nga tërmeti ndodhet në rrafshnallën Qinghai-Tibet me lartësi 4 mijë metra, ku temperatura e ajrit është nën zero gradë celiius dhe ku fryn shumë erë. Të gjithë këta faktorë shtojnë vështirësitë në punët e shpëtimit. (Xiaoyu)