Më 20 prill, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës Huang Xueping bëri të ditur që, deri në orën 22 të datës 19 prill, Ushtria Çlirimtare dhe Policia e Armatosur Popullore e Kinës dërguan 12 798 oficerë dhe ushtarë në Qinghai për punën e shpëtimit, të cilët deri tani kanë nxjerrë 1 564 të mbijetuar nga rrënojat dhe kanë mjekuar 20 047 të plagosur.
Z. Huang tha se ushtarakët kanë gjithashtu detyrën e shoqërimit të tendave, ushqimeve dhe materialeve të tjera të ndihmës prej 5196 tonësh, ndërsa forcat ajrore kanë kryer 89 fluturime për punët e shpëtimit.
Huang Xueping u shpreh se Ushtria Çlirimtare dhe Policia e Armatosur Popullore e Kinës janë forca të rëndësishme të vendit në zhvillimin e punëve të shpëtimit. Në fazën vijuese, ushtarakët do të merren me punën e kërkimit, mjekimit, zhvendosjes së banorëve të prekur nga tërmeti në Yushu dhe të ndihmës për rindërtimin e shtëpive e për rifillimin e punës dhe të prodhimit. (Wang Xianya) (Artan)
Më 20 prill, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës Huang Xueping bëri të ditur që deri në orën 22 të datës 19 prill, Ushtria e Çlirimit dhe Forca e Armatosur të Popullit e Kinës ka dërguar 12798 oficerë dhe ushtarë për në Qinghai për punën e shpëtimit, të cilët e kanë shpëtuar 1564 veta nga rrënja dhe kanë mjekur 20047 të plagosur.