Deri në orën e 10:00 të 20 prillit, tërmeti në Yushu ka shkaktuar 2 mijë e 16 të vdekur, 193 të humbur dhe 12 mijë e 135 të plagosur. ndër të plagosurit, 1 mijë e 434 janë në gjendje të rëndë.
Sipas njoftimeve të Agjencisë Hsinhua, Këshilli i Shtetit i Kinës mori vendimin për zhvillimin e veprimtarive të përmortshme më 21 prill të këtij viti, për të shprehur ngushëllimet e thella të të gjithë kinezëve për viktimat në tërmetin në Yushu. Siç mësohet, në të gjitha institucionet e Kinës brenda dhe jashtë vendit dhe në ambasada, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë dhe do të pushojnë të gjitha veprimtaritë argëtuese në vendet publike. (Xiaoyu)