PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina përgjigjet mbi ndihmën e ofruar nga jashtë për tërmetin në Yushu
2010-04-19 11:00:27 cri komenti juaj Printoni

Më 18 prill, zëdhënësja e Ministrisë e Punëve të Jashtme të Kinës, Jiang Yu i dha përgjigje pyetjes së gazetarëve mbi ofrimin e ndihmës nga vende të huaja për zhdukjen e pasojave të shkaktuara nga tërmeti në Yushu të provincës Qinghai.

Duke iu përgjigjur pyetjes për qëndrimin e qeverisë kineze mbi ndihmën e ofruar nga disa vende të huaja, Jiang Yu tha se pas tërmetit në Yushu, komuniteti ndërkombëtar i kushtoi vëmendje të madhe punëve për zhdukjen e pasojave të shkaktuara nga tërmeti, duke shprehur gjithashtu ngushëllime. Ndërkohë, disa vende shprehën dëshirën e tyre për të dhënë ndihmë për palën kineze, çka flet mjaft për miqësinë e dashurinë e komunitetit ndërkombëtar për popullin kinez. Nga ana e saj, qeveria kineze e mirëpret dhe falënderon për këtë, duke publikuar njëkohësisht informacionet e llogarive bankare për dërgimin e dhurimeve. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China