Sipas parashikimit të motit nga Qendra Meteorologjike e Kinës, në datat 19, 21 dhe 22 prill, në zonat e prekura nga tërmeti në Yushu do të ketë reshje të mesme dhe të vogla dëbore dhe temperaturat maksimale do të ulen me 4-6 gradë celsius.
Drejtori i Drejtorisë Shtetërore të Meteorologjisë të Kinës, Zheng Guoguang tha se reshjet e dëborës do të kenë ndikime negative në qarkullimin e automjeteve të shpëtimit, prandaj, palët përkatëse duhet të përgatiten paraprakisht për gjendjen. (Jiang Lei)