PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tërmeti në Yushu të provincës Qinghai ka shkaktuar 1339 të vdekur
2010-04-17 21:20:21 cri komenti juaj Printoni
Deri në orën 10 të 17 prillit, tërmeti në Yushu të provincës Qinghai shkaktoi 1339 të vdekur dhe 323 të tjerë deklarohen të humbur, ndërsa numri i të plagosurve arrin në 11 849, 1297 ndër të cilët rëndë.

Deri në orën 10 të 17 prillit, tërmeti në Yushu të provincës Qinghai shkaktoi 1339 të vdekur dhe 323 të tjerë deklarohen të humbur. Po këtë ditë Ministria kineze e Sigurimit Publik lëshoi urdhrin për kërkimin e të mbijetuarve nga tërmeti. Edhe një fije të vetme shprese po të ketë, nuk do të hiqet kurrë dorë nga puna për gjetjen e njerëzve të gjallë.

Më 17 prill, komanda e punës së luftës kundër tërmetit dhe të ndihmës në fatkeqësi e provincës Qinghai mbajti një konferencë shtypi, ku paraqiti situatën e tanishme të luftës kundër tërmetit. Sipas statistikave më të reja, tani në zonën e prekur nga tërmeti 210 mijë banesa, me një sipërfaqe prej 330 mijë metrash katrore, janë shkatërruar, është dëmtuar rëndë infrastruktura dhe është prishur sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm. Qeveria kineze ka angazhuar 120 mijë njerëz për të bërë punët e ndihmës.

unonjësit e ndihmës vazhdojnë punën e kërkimit të të mbijetuarve

Deri më 17 prill Ushtria Çlirimtare Kineze dhe forcat e Policisë së Armatosur kanë dërguar më shumë se 12 mijë trupa në zonën e prekur nga tërmeti, që kanë shpëtuar 1253 banorë vendorë dhe kanë mjekuar 3831 të tjerë.

Forcat ajrore kineze kanë dërguar 8 aeroplanë për të transportuar banorët e plagosur dhe materialet e ndihmës. (Yuan Xin) (Artan)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China