PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vazhdon shpëtimi i të humburve gjatë tërmetit
2010-04-17 20:09:53 cri komenti juaj Printoni
Deri në orën 7 e 49 minuta të 17 prillit kishin kaluar 3 ditë që prej rënies së tërmetit prej 7.1 ballësh në distriktin Yushu të provincës Qinghai të Kinës Perëndimore. Megjithëse ka përfunduar koha e artë e shpëtimit, palët përkatëse vazhdojnë të bëjnë të gjitha përpjekjet për të gjetur njerëzit e humbur dhe po bëjnë mjekimin e të plagosurve, ndërsa puna e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti po zhvillohet rregullisht.

Deri në orën 17 të 16 prillit, tërmeti në Yushu të Qinghait kishte shkaktuar 1 144 të vdekur, 417 të humbur e 11 744 të plagosur.

Deri tani Ushtria Çlirimtare Popullore dhe Policia e Armatosur Kineze kanë dërguar mbi 12000 ushtarë për punët shpëtuese, të cilët kanë shpëtuar 1253 banorë të mbuluar nën rrënoja dhe kanë mjekuar 3831 të plagosur. Dje Ministria e Sigurisë Publike e Kinës u dha urdhër punonjësve të shpëtimit të bëjnë të gjitha përpjekjet për të shpëtuar njerëzit, duke mos lënë asnjë rast.

Njëkohësisht edhe puna e shpëtimit dhe e mjekimit të të plagosurve po zhvillohet me intensitet. Deri në orën 17 të 16 prillit, 30 skuadra mjekuese të përbëra nga 5880 veta po punonin në zonat e prekura nga tërmeti.

Organet kineze të transportit rrugor, hekurudhor dhe ajror kanë dërguar mjete të ndryshme transporti për dërgimin e të plagosurve rëndë në spitalet përreth. Më 16 prill, në aeroportin e Yushu-së u ulën e u ngritën 46 aeroplanë të tillë. Zv.drejtori i Drejtorisë së Aviacionit Civil të Kinës Xia Xinghua tha:

"Qysh nga 15 prilli, shumë të plagosur rëndë janë transportuar në aeroportin e Yushu-së. Për të kursyer kohën e shpëtimit, ne u kërkojmë anëtarëve të ekuipazhit të përfundojnë punën e marrjes së të plagosurve brenda 15 minutave."

Edhe puna e strehimit të banorëve të prekur nga tërmeti po zhvillohet rregullisht. Korrespondenti i radios sonë Ge Xiuyuan, që po njofton për gjendjen në zonat e prekura nga fatkeqësia, tha:

"Dje (më 16 prill) njoftova gjendjen e shpërndarjes së ushqimeve në Saimaçang të distriktit Yushu. Në këtë vend ka makarona e mjete gatimi, prandaj banorët e prekur nga tërmeti mund të hanë ushqime të gatuara. Njëkohësisht janë shpërndarë shumë çadra dhe shumica e banorëve të prekur nga tërmeti do të banojnë në to."

Tani në zonat e prekura nga tërmeti janë dërguar 39 mijë çadra, mbi 70 mijë jorganë dhe 750 tonë ushqime. Çdo banor i prekur nga tërmeti mund të marrë çdo ditë 15 juanë e 0.5 kilogramë ushqime. Njëkohësisht shumë materiale ndihme po transportohen pandërprerë në zonat e prekura nga tërmeti. (Fani) (Artan)


1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China