PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ngushëllime dhe mbështetje ndërkombëtare për viktimat e tërmetit të distriktit Yushu
2010-04-15 11:01:54 CRI Komenti juaj Printoni

Më 14 prill, në distriktin Yushu të provincës Qinghai të Kinës perëndimore ra një tërmet i fuqishëm. Pas goditjes së këtij tërmeti, disa vende dhe organizata shprehën ngushëllime për viktimat e tërmetit në këtë distrikt. Ata shprehën gjithashtu gatishmërinë për të ofruar ndihmë për zonat e goditura nga tërmeti. Kryetari i Komisionit të BE-së Jose Manuel Barroso shprehu ngushëllime të thella për viktimat e tërmetit. Ai tha se komisioni i BE-së është i gatshëm të ofrojë ndihmë për zonën e tërmetit të Kinës.

Kryeministri i Japonisë Yokio Hatoyama tha se qeveria japoneze po përgatitet të ofrojë një ndihmë të konsiderueshme.

Ministri i jashtëm i Francës Bernard Kouchner bëri një deklaratë, ku shprehu përkrahjet e përgjithshme të Francës për qeverinë dhe popullin kinez në mbështetjen e plotë për zonën e prekur nga tërmeti. Kouchner tha se Franca është gati t'i ofrojë ndihmën e nevojshme qeverisë kineze.(Shy Guan)(Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China