Më 14 prill, Ministria e Çështjeve Civile e Kinës caktoi menjëherë 20 mijë tenda, 50 mijë xhupa pambuku dhe 50 jorganë nga 7 rezervat qendrore për në zonat e prekura, për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti në qytezën Yushu të provincës Qinghai. Deri tani, këto materiale janë ngarkuar dhe po transportohen drejt zonave të prekura.
Deri në orën 7 të datës 15 prill, tërmeti 7.1 ballësh që goditi qytezën Yushu të provincës Qinghai shkaktoi 589 viktima, mbi 8 mijë të plagosur dhe 15 mijë banesa janë shembur. Aktualisht pritet të sistemohen edhe 100 mijë banorë të tjerë të prekur. (Jiang Lei)(Albana)